Ballina Flash

Fier/ Përfundon restaurimi i mozaikut “Vila e Athinasë” në Apoloni

TIRANË, 11 nëntor/ATSH/ Në parkun arkologjik të Apolonisë ka përfunduar puna restauruese mbi mozaikun e “Vilës së Athinasë”, për t’i lënë vendin takimeve studimore.

Mozaiku i Vilës së Athinasë është një aset brenda parkut arkeologjik të qytetit antik të Apolonisë, ende i pastudiuar. Ai i përket periudhës helenistike të shekullit III para Krishtit dhe është i dominuar nga figura gjeometrike dhe floreale.

Monumenti i “Vilës së Athinasë” është zbuluar nga një ekspeditë ruso-shqiptare, zhvilluar në vitet 1958-1960, por prej 20 vitesh ka qenë i mbyllur, dhe vetëm së fundmi ai është hapur dhe specialistët e vlerësojnë të vizitueshëm.

Parku arkeologjik i Apolonisë, i shpallur monument kulture nga viti 1948, është një nga parqet më të frekuentuara nga turistët e huaj dhe ata shqiptarë, si një ndër atraksionet turistike më të vizituara në vendin tonë.

Që prej 2006, qyteti antik i Apolonisë dhe zona përreth janë shpallur Park Arkeologjik Kombëtar.

/m.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakOSHEE remont në n/stacionet e Fierit dhe Përmetit
Artikulli tjetërKomisioni Europian: Shkalla e papunësisë në Shqipëri ra nën 12%, niveli më i ulët historik