Bujqësi/ Shtyllat kryesore që mbështet projektbuxheti 2020

TIRANË, 11 nëntor /ATSH/- Projektbuxheti i vitit 2020 për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimin Rural, ka përcaktuar një sërë prioritetesh, që synojnë rritjen e prodhimit vendas dhe mbështetjen e fermerëve.

Sipas relacionit që shoqëron projektbuxhetin 2020, në listën e prioriteteve renditen; rritja e numrit të fermerëve që përfitojnë nga skema e mbështetjes financiare, rehabilitimi i veprave mbrojtëse nga përmbytjet, rritja e numrit të punësuarve në bujqësi dhe agropërpunim dhe forcimi i kontrollit të sigurisë ushqimore e veterinare në vend.

Prioritetet e sektorit të bujqësisë, për periudhën afatmesme 2020-2022, janë: 

Garantimi i sigurisë ushqimore, shëndetit dhe mirëqenies së kafshëve, dhe shëndetit të bimëve përmes adoptimit të standardeve përkatëse të BE-së në kuadrin normativ vendas; Konsolidimi i pronësisë mbi tokën bujqësore, administrimi i qëndrueshëm, ruajtja e saj nga dëmtimi, gërryerja, shpërdorimi dhe faktorë të tjerë; Nxitja e tregut të tokës dhe konsolidimi i fermës bujqësore duke rritur sipërfaqen dhe nxitur kooperimin; Mbështetje për agroindustrinë; Mbështjetje për tregjet dhe marketingun e produkteve bujqësore dhe blegtorale; Administrimi i sistemit të ujitjes nëpërmjet kujdesit, sigurimit dhe administrimit të qëndrueshëm të sistemit të ujitjes dhe shmangia e përmbytjeve; Mbështetje financiare dhe asistencë teknike për fermerët; Zhvillimin i qëndrueshëm i sektorit të peshkimit dhe akuakulturës, shfrytëzimin e përgjegjshëm të burimeve peshkore  dhe kapaciteteve të flotës së peshkimit si dhe ngritjen e një sistemi kontrolli dhe inspektimi për peshkimin në det, në tokë dhe në të gjithë zinxhirin e tregut. Rritja e % së fermerëve që përfitojnë nga përmirësimi i infrastrukturës ujitëse dhe kulluese

Në fushën e zhvillimit Rural duke mbështetur Prodhimin Bujqësor, Blegtoral, Agroindustrial dhe Marketingun” synon rritjen e produktivitetit dhe konkurrueshmërisë së produkteve bujqësore dhe blegtorale  përmirësimi i standardeve dhe garantimi i sigurisë ushqimore, si dhe zhvillimi i zonave rurale për një zhvillim bujqësor dhe rural të qëndrueshëm përmes nxitjes së shumëllojshmërisë së veprimtarive ekonomike në zonat rurale. e.xh/j.p/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.