TOKIO, 10 nëntor /ATSH-AFP/ – Në Japoni, vend i njohur për orët jashtë orarit, filiali lokal i Microsoft ka eksperimentuar së fundi një qasje ndryshe, të punosh më pak. Dhe pas këtij eksperimenti është parë që në një javë pune katër ditore ishte dyfishuar produktiviteti i punonjësve të saj.
“Në gushtin e kaluar, Microsoft Japon ka mbyllur zyrat çdo të premte duke dhënë një ditë pushim javor shtesë për 2 300 punonjësit lokalë”, theksoi shoqëria në një komunikatë të fundit në faqen e saj të internetit.
Kompania ka kufizuar gjithashtu takimet e punës prej 30 minutash dhe pesë pjesëmarrës maksimumi dhe ka inkurajuar shkëmbimet në internet më shumë se takimet fizike ose postat elektronike.
“Rezultati, produktiviteti i punonjësve është rritur me 39,9% në muajin gusht në një vit, ndërkohë që konsumi i energjisë është ulur me 23,1% dhe ai letrave me 58,7%”, sipas Microsoft Japon.
“Punonjësit kanë dëshirë për mënyra të ndryshme pune”, nënvizoi kompania.
Ajo parashikon të prezantojë një program të ngjashëm këtë dimër, por pa i akorduar pushim të veçantë këtë herë, punonjësit duhet të përdorin ditët e tyre të pushimeve ekzistuese.
Kjo eksperiencë ndodh ndërkohë që qeveria japoneze po përpiqet të promovojë mënyra pune më fleksibël, si telepuna, punë me kohë të pjesshme dhe me orare jashtë zyrave për të shmangur orët e pikut në transport./ /ec/ a.jor.






















