“Qesja e Fundit”, Shqipëria në hartën e vendeve pa qese plastike deri më 1 qershor 2020

TIRANË, 10 nëntor/ATSH-Arbi Fortuzi/ Kryeministri Edi Rama, iu ka uruar qytetarëve shqiptarë “Mirëmëngjes”, duke kujtuar nismën e qeverisë “Qesja e Fundit”, që do ta përfshijë Shqipërinë në hartën e vendeve në Europë pa qese plastike deri më 1 qershor 2020

“Dhe me aksionin “Qesja e fundit” me mision refuzimin e përdorimit të qeseve plastike, një nismë që do ta vendosë Shqipërinë në hartën e vendeve lider në Europë pa qese plastike deri më 1 qershor 2020, ju uroj një të dielë të bukur”-, theksoi kryeministri Edi Rama.

Kryeministri ka sjellë në vëmendje videon sensibilizuese të delegacionit të Bashkimit Europian ku apelohet për rëndësinë e mospërdorimit të qeses plastike, si një nga elementët që dëmton më së shumti ekosistemin ku jetojmë.

Nisma që po konsultohet gjerësisht në një komunikim të gjerë me të rinj, akademikë, shoqëri civile e grupe interesi, ka si synimin e eliminimit tërësor të plastikës njëpërdorimëshe, pranverën e vitit të ardhshëm. /j.p/

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1303853466460887/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.