Ballina Flash

Kapitulli 19/ Mblidhet grupi ndërinstitucional i punës në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

TIRANË, 8 nëntor/ATSH/ Në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është zhvilluar takimi i Grupit Ndërinstitucional të Punës për Kapitullin 19: “Politikat Sociale dhe Punësimi”, nën drejtimin e zëvendësministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Bardhylka Kospiri.

Të pranishëm në takim ishin përfaqësues të organizatave të Shoqërisë Civile dhe anëtarë të Grupit, të cilët u informuan mbi Urdhrin e Kryeministrit Nr. 113, datë 30.08.2019 “Për format e pjesëmarrjes, funksionimin dhe strukturën institucionale të Platformës së Partneritetit për Integrimin Europian”.

Gjatë takimit zëvendësministrja e MSHMS, Bardhylka Kospiri i informoi anëtarët e grupit për hapat e ndërmarra nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në cilësinë e institucionit kryesues për Kapitullin 19 “Politikat Sociale dhe Punësimin”./k.s/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLobimi në SHBA/ Balla: Dosja ndaj Bashës të hetohet nga SPAK, e papranueshme që prokurorët të amnistojnë vepra kaq të rënda penale
Artikulli tjetërLobimi në SHBA, PD: Shqiptarët do të kenë mundësi të njihen me dokumentet e plota