Ballina Bota

BM – Partitë e vogla shpallin paktin zgjedhor anti-Brexit

LONDËR, 7 nëntor /ATSH-DPA/ – Tre parti të vogla politike britanike njoftuan sot një pakt zgjedhor në përpjekje për të siguruar më shumë anëtarë të parlamentit që mbështesin qëndrimin në Bashkimin Europian.

Liberal-demokratët kundër Brexit-it, u bashkuan me Partinë e Gjelbër dhe partinë nacionaliste të Uellsit “Plaid Cymru”, në një marrëveshje bashkëpunimi për rreth 60 nga 650 vendet në parlament, në zgjedhjet e 12 dhjetorit, gjë që do të thotë se vetëm një kandidat nga tre partitë do të qëndrojë në secilën zonë elektorale.

“Jam i kënaqur që arritëm të publikojmë këtë marrëveshje për t’u siguruar që të marrim sa më shumë deputetë të jetë e mundur kundër largimit nga BE”, shkroi në Twitter kreu liberal-demokrat, Jo Swinson.

Partia e Gjelbër deklaroi se pakti do t’i japë mundësinë të kandidojë  për 10 vende në të gjithë Anglinë dhe Uellsin.

“Partia jonë do të vendosë të parin interesin kombëtar të Uellsit, duke lënë politikën e partisë mënjanë për të fituar sa më shumë deputetë të jetë e mundur nga partitë kundër Brexit-it”, deklaroi udhëheqësi i partisë Plaid Cymru, Adam Price. / /sara/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVlorë, mblidhet Komisioni i Mbrojtjes Civile: Prefekti Mamaj: Situata normale në të gjithë qarkun
Artikulli tjetërSarandë/ 700 tonë mandarina u eksportuan në vendet e rajonit dhe BE, gjatë një viti