Ballina Bota

SEUL – Pheniani kritikon manovrat ushtarake SHBA-Kore e Jugut

SEUL, 6 nëntor /ATSH-AFP/ – Koreja e Veriut kritikoi ashpër sot SHBA-në që ka parashikuar të kryejë manovra ushtarake të përbashkëta me Seulin në muajin dhjetor.

Uashingtoni dhe Seuli kishin hequr dorë vitin e kaluar nga këtë manovra ajrore të përvitshme, në një periudhë të një përmirësimi të lehtë të marrëdhënieve me Phenianin.

Por negociatat e filluara mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe drejtuesit koreano-veior, Kim Jong Un janë tashmë në pikë kritike.

Një zëdhënës i Pentagonit, David Eastburn deklaroi këtë javë se SHBA-ja nuk parashikonte të hiqte dorë nga manovrat e përbashkëta me Seulin këtë vit.

Ky njoftim korrespondon me një deklaratë konfrontimi që rrezikon të minojë procesin diplomatik”, theksoi sot një zyrtar i lartë koreano-verior.

“Ne kemi nënvizuar në disa raste se manovrat e përbashkëta ushtarake na detyrojnë t’i rikonsiderojmë masat e rëndësishme ne qe kemi marrë tashmë”, deklaroi Kwon Jong Gun, nga Ministria koreano-veriore e PUnëve të Jshtme, cituar nga CNA./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDrejtësia, një nga ankesat e investitorëve të huaj, Shalsi: Në finale një sistem që do t’i japë fytyrë të re gjyqësorit e do rrisë besimin
Artikulli tjetërNë botën e artit të fëmijëve të ushtarakëve