BRUKSEL, 5 nëntor /ATSH-AFP/ – Bashkimi Europian u shpreh sot shumë i shqetësuar nga njoftimi i Iranit për rifillimin e aktiviteteve për pasurimin e uraniumit, që ishte ndërprerë dhe e gjykon gjithnjë e më të vështirë mbrojtjen e marrëveshjes për programin bërthamor të vitit 2015.
“Ne jemi shumë të shqetësuar nga njoftimi i presidentit, Hassan Rohani që ka të bëjë me angazhimet e marra nga Teherani”, theksoi zëdhënësja e shefes së diplomacisë europiane, Federica Mogherini.
“I kërkojmë Iranit të mos marrë masa të reja që do të minonin më shumë marrëveshjen për programin bërthamor që po bëhet gjithnjë e më e vështirë për t’u mbrojtur”, shtoi ajo./ /ec/ a.jor.
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.























