TIRANË, 4 nëntor/ATSH/ Presidenti Ilir Meta uroi sot me rastin e 90-vjetorit të lindjes, Fortlumturinë e tij Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos.
“I urova sot jetë të gjatë, vite të bekuara dhe shumë dashuri në misionin e Tij hyjnor, Fortlumturisë së Tij Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos”, tha Meta.
Ai shprehu mirënjohjen e veçantë për gjithçka ka bërë në këto vite për të mirën e Kishës dhe besimtarëve ortodoksë shqiptarë, për njohjen ndërkombëtarisht të saj dhe të Shqipërisë, për forcimin e harmonisë dhe mirëkuptimit mes besimeve në vendin tonë. /m.m/ /a.g/























