TIRANË, 4 nëntor /ATSH/ Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi seancë dëgjimore me subjektin e rivlerësimit, Përparim Kulluri, prokuror pranë Prokurorisë së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.
Trupa gjykuese e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit përbëhej nga Lulzim Hamitaj, Olsi Komici dhe Brunilda Bekteshi.
Subjekti i rivlerësimit Përparim Kulluri, prokuror pranë Prokurorisë së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, u vlerësua nga Vetingu për këto kritere: ligjshmëria e pasurisë, kriteri etik dhe kriteri profesional./r.e/























