Ballina Bota

BEOGRAD – Vuçiç: Bisedë e shkëlqyer me Ramën dhe Zaev për takimin e Ohrit

BEOGRAD, 4 nëntor /ATSH-TANJUG/ – Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç njoftoi se kishte zhvilluar sot një bisedë telefonike me kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Edi Rama dhe Zoran Zaev për takimin e ardhshëm të Ohrit, një vazhdim i diskutimeve për krijimin e një zone miniSchengen.

“Një bisedë e shkëlqyer me Ramën dhe Zaevin përpara samitit të rëndësishëm të 9 nëntorit në Ohër”, vuri në dukje Vuçiç në një postim në profilin e tij në Instagram.

Në një takim në Novi Sad një muaj më parë, të tre ranë dakord për të rifilluar në Ohër diskutimet për heqjen e pengesave për lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve.

Tani pritet që të paraqiten masa konkrete./  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMeta uron Kryepeshkopin Janullatos me rastin e 90-vjetorit të lindjes
Artikulli tjetërHamilton kampion bote për herë të gjashtë në karrierë