TEHERAN, 4 nëntor /ATSH-AFP/ – Lideri suprem iranian rikonfirmoi kundërshtimin për çdo dialog me Uashingtonin me rastin e një fjalimi të mbajtur për 40-vjetorin e marrjes peng të personelit të ambasadës së SHBA-së në Teheran.
“Kundërshtimi i vazhdueshëm i negociatave me SHBA-në është një instrument i rëndësishëm që disponon Irani për ta penguar të fitojë terren në vendin tonë”, deklaroi ajatollahu, Ali Khamenei në këtë fjalim.
“Kjo masë e diktuar nga logjika ndalon Amerikën të riinfiltrojë Iranin dhe është një provë e pushtetit dhe fuqisë së vërtetë të Iranit dhe që tregon se fuqia e SHBA-së është vetëm trillim”, shtoi numri një iranian.
“Ata që shikojnë tek negociatat me SHBA-në zgjidhjen e të gjitha problemeve janë sigurisht gabim sepse të diskutosh me amerikanët nuk sjell asgjë”, deklaroi Khamenei./ /ec/ a.jor.













