Ballina Bota

BRUKSEL – Mogherini: Liria e shprehjes është thelbi i demokracisë

BRUKSEL, 4 nëntor /ATSH-ANSA/ – Liria e shprehjes, në të gjitha format e saj, është thelbi i demokracisë dhe në ditën ndërkombëtare për dhënien fund të mosndëshkimit për krimet kundër gazetarëve, ne jemi në krah të atyre që kanë guximin të flasin për të gjithë, deklaroi shefja e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini.

“Vetëm në vitin 2018, 94 gazetarë dhe operatorë të medieve u vranë në episodet që lidhen me profesionin dhe qindra të tjerë i janë nënshtruar arrestimit ose ndalimit arbitrar”, raportoi Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve.

“Qeveritë nuk arrijnë të mbrojnë gazetarët, hezitojnë të ndjekin autorët e sulmeve. Kjo pandëshkueshmëri shumëfishon ndikimin e krimeve dhe gërryen shoqëritë demokratike duke nxitur frikën, mosbesimin dhe ankthin “, deklaroi Mogherini.

“Nuk ka demokraci pa lirinë e shtypit. Në ditën ndërkombëtare për t’i dhënë fund mosndëshkimit për krimet kundër gazetarëve, ne nderojmë Daphne Caruana Galicia, Jan Kuciak dhe të gjithë ata anembanë botës që kanë humbur jetën e tyre, për të bërë punën e tyre”, deklaroi nga ana e tij, presidenti i Parlamentit Europian David Sassoli, në profilin e tij në Twitter./   /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAnëtari i Kushtetueses, Besnik Muçi para trupit gjykues të KPA
Artikulli tjetërSterilizimi, Manastirliu: Siguroj qytetarët, asnjë vonesë për ndërhyrjet kirurgjikale me instrumentat e rinj