Ballina Bota

SHBA – Uashingtoni sanksione të reja kundër Iranit

UASHINGTON, 1 nëntor /ATSH-AA/ – Qeveria amerikane njoftoi se janë vendosur sanksione të reja që kanë në objektiv tregtinë për disa materiale të rëndësishme që përdoren në sektorin e ndërtimit dhe atë ushtarak të Iranit.

Në një deklaratë me shkrim nga sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, theksohet se  sanksionet kundrejt qeverisë së Teheranit do të vijnë duke u intensifikuar.

Në kuadër të sanksioneve është vendosur në objektiv sektori i ndërtimit që sipas Sekretarit Pompeo ndodhet nën kontrollin ose ndikimin e Gardës Revolucionare të Iranit.

Gjithashtu Mike Pompeo ka njoftuar se në kuadrin e sanksioneve është përfshirë edhe tregtia e 4 materialeve të cilat përdoren në programin bërthamor dhe raketave balistike të Iranit.

Edhe më parë SHBA-ja kishte vendosur në objektiv strukturën financiare të Iranit përfshiu në listën e sanksioneve Bankën Qendrore të Iranit. Qeveria e Uashingtonit gjithashtu shtoi në listën e sanksioneve edhe liderin iranian Ayatollah Ali Khamenei, ministrin e Jashtëm, Javad Zarif, dhe ushtrinë e Gardës Revolucionare të Iranit./  /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSERBI – BE: Opozita ta zhvillojë dialogun në parlament, jo në rrugë
Artikulli tjetërKryetarja e KLGJ-së, seancë dëgjimore në komisionin e pavarur për organet e qeverisjes së sistemit të Drejtësisë