Ballina Bota

BM – Largimi nga BE ul me 3,5% ekonominë

LONDËR, 30 tetor /ATSH-DPA/ – Ekonomia e Britanisë së Madhe mund të ulet me 70 miliardë paund (90 miliardë dollarë) çdo vit nëse largohet nga Bashkimi Europian sipas marrëveshjes së rënë dakord me Brukselin nga kryeministri Boris Johnson, deklaruan ekspertët ekonomikë.

“Nuk presim që veprimtaria ekonomike të rritet me miratimin e marrëveshjes së propozuar të qeverisë për Brexit-in”, deklaroi Instituti Kombëtar i Kërkimeve Ekonomike dhe Sociale (NIESR) në një raport.

NIESR theksoi se ekonomia do të ulej me 3,5% nga marrëveshja e Johnson-it, në krahasim me Britaninë e Madhe në BE.

Sipas raportit, ekonomia e Britanisë së Madhe është aktualisht 2,5% më pak nga sa do të ishte nëse vendi nuk do të kishte votuar për t’u larguar nga BE në një referendum të vitit 2016. / /sara/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA- Facebook shpërbën një operacion keqinformimi rus në Afrikë
Artikulli tjetërKomisioni Europian e Kosova plan të përbashkët veprimi kundër terrorizmit