Ballina Bota

SHBA – Samit special për luftën kundër ISIS-it

UASHINGTON, 29 tetor /ATSH-DPA/ – Ministrat e një koalicioni të gjerë ndërkombëtar kundër Shtetit Islamik do të takohen në 14 nëntor për diskutime strategjike mbi luftën e vazhdueshme kundër ekstremistëve, deklaroi sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

”Takim ministror i jashtëzakonshëm i koalicionit global për të mposhtur Shtetin Islamik do të organizohet nga Pompey në Uashington’’, deklaroi Departamenti i Shtetit në një deklaratë.

“Koalicioni D-ISIS mbetet me rëndësi jetike për përpjekjet tona, dhe angazhimi tonë si koalicion në këtë përpjekje mbetet i palëkundshëm”, thuhet në deklaratë.

“Ministrat do të takohen për diskutime mbi strategjitë mbi luftën e vazhdueshme kundër ISIS-it në epokën pas çlirimit dhe pas vdekjes së Abu Bakr al-Bagdadi, me vëmendje të veçantë për zhvillimet e fundit në veri-lindje të Sirisë dhe marrëdhëniet e tyre me stabilitetin dhe sigurinë e rajonit “, përfundon deklarata. /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakStudentët vlerësojnë profesorët që i admirojnë për integritetin/ Projekti mbështetet nga Ambasada e SHBA
Artikulli tjetërRIAD – Salman përgëzon Trump për vrasjen e Abu Bakr al-Bagdadit