RIAD – Salman përgëzon Trump për vrasjen e Abu Bakr al-Bagdadit

RIAD, 29 tetor /ATSH-DPA/ – Princi i kurorës i Arabisë Saudite, Mohamed bin Salman ka telefonuar presidentin amerikan, Donald Trump për ta përgëzuar për sulmin që çoi në vdekjen e liderit të Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Bagdadi.

Princi Salman uroi Trump për “suksesin e operacionit të udhëhequr nga forcat speciale amerikane që çuan në vrasjen e udhëheqësit të grupit terrorist të Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Bagdadi” .

Princi i kurorës tha se vdekja e al-Bagdadi “krijon një epokë të re dhe është një hap historik në luftën kundër terrorizmit, ekstremizmit dhe urrejtjes”.

Trump njoftoi vdekjen e al-Bagdadi, terroristit që udhëhoqi një kalifat të vetëshpallur dhe që frymëzoi dhunë në të gjithë botën./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.