BEJRUT, 29 tetor /ATSH-AFP/ – Kryeministri libanez, Saad Hariri njoftoi sot se do të paraqiste dorëheqjen e qeverisë së tij, në ditën e 13-të të një proteste popullore të pazakontë që kërkon rrëzimin e regjimit.
“Do të shkoj në Pallatin e Baabdas për t’i paraqitur dorëheqjen presidentit të Republikës”, deklaroi Hariri në një fjalim të shkurtër televiziv.
“Ky fjalim u mirëprit nga turma që e dëgjonte drejtpërdrejt në vendin e manifestimit./ /ec/ a.jor.
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.












