SHBA – Trump njofton eliminimin e krahut të djathtë të al-Baghdadit

UASHINGTON, 29 tetor /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi sot se pasardhësi numër një i kreut të grupit të Shtetit Islamik i vrarë gjatë një sulmi të forcave amerikane në fundjavë, ishte eliminuar gjithashtu.

“Sapo konfirmova se zëvendësi numër një i Abou Bakr al-Baghdadi ishte eliminuar nga trupat amerikane. Ai do të merrte me shumë siguri kryesimin e grupit. TAshmë ai ka vdekur!”, theksoi presidenti amerikan në një mesazh në rrjetin social Twitter.

Drejtuesi i Shtëpisë së Bardhë nuk dha detaje për identitetin e këtij personi dhe as për detajet në lidhje me rrethanat e vdekjes së tij.

Forcat kurde kishin njoftuar vdekjen, gjatë një sulmi tjetër në veri të Sirisë, të Abou Hassan al-Mouhajir, krahu i djathtë i Abou Bakr al-Baghdadi dhe zëdhënësi i organizatës ISIS./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.