HAVANË, 24 tetor /ATSH-AFP/ – Sanksionet e reja të SHBA-së kundër Kubës, që i ndalojnë kompanitë ajrore shtetërore të japin avionë me qera, e detyruan kompaninë “Cubana de Aviacion” që të ndërpresë lidhjet e saj me Meksikën, Venezuelën dhe një pjesë të Karaibeve.
“Si rezultat i masave të fundit të marra nga SHBA kundër Kubës, kompania është informuar për ndërprerjen e dy kontratave për qeradhënie të avionëve”, theksoi, pa dhënë shumë shpjegime, zëvendësdrejtori i kompanisë ajrore kubane, Arsenio Arocha.
Uashingtoni synon të arrijë në këtë mënyrë ndryshimin e sistemit socialist të ishullit, përgjegjës për shtypjen e popullit të vet.
Nga ana e saj, Kuba i quan këto masa si një ndërhyrje të huaj dhe të dëmshme ndaj të drejtave të qytetarëve të saj./ /ervo/ a.jor.












