TIRANË, 24 tetor /ATSH-Gjergji Mima/ -Parlamenti Europian votoi sot me 412 vota pro rezolutën për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Parlamenti Europian rishprehu sot fuqimisht mbështetjen për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. 412 eurodeputetë nga 578 të pranishëm mbështetën Rezolutën për hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, deklaroi kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili ndodhej në sallë. Së bashku me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi.
“Shumë i nderuar të isha sot në seancën plenare të Parlamentit Europian, teksa më shumë se 3/4 e deputëtë të pranishëm miratuan rezolutën pro fillimit të bisedimeve për anëtarësim mes Shqipërinë dhe Maqedonisë së Veriut. Ky është moment i rëndësishëm i mbështetjes që PE historikisht i ka dhënë rrugës tonë europiane”, tha Balla. /a.g/
























