Ballina Bota

BRUKSEL –BE pranon shtyrjen e Brexit

BRUKSEL, 23 tetor /ATSH-AFP/- Vendet anëtare të BE-së janë dakord për një shtyrje të Brexit përtej 31 tetorit, për të shmangur një largim pa marrëveshje.

“Gjatë mbledhjes së ambasadorëve në Bruksel, të gjithë ishin dakord për nevojën e shtyrjes, për të shmangur një Brexit pa marrëveshje. Kohëzgjatja e shtyrjes vazhdon të jetë në diskutim”, bëri të ditur një burim europian.

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk u kishte rekomanduar një ditë më parë vendeve anëtare të BE-së që të pranonin një shtyrje të tretë. Ai e mbrojti këtë alternativë pas një votimi të dytë në parlamentin britanik, i cili pranoi parimin e një marrëveshjeje të re të Brexit, por hodhi poshtë kohëzgjatjen e vendosur nga Boris Johnson për ta miratuar atë./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqiptarët konsumojnë më shumë dhe udhëtojnë më shumë jashtë vendit
Artikulli tjetërStanishev: Këshilli duhet të rishohë vendimin për negociatat me Shqipërinë