Stanishev: Këshilli duhet të rishohë vendimin për negociatat me Shqipërinë  

TIRANË, 23 tetor /ATSH-Gjergji Mima/ – President i PES, Sergei Stanishev, deklaroi sot në seancën plenare të Parlamentit Europian, se “vendimi i Këshllit për moshapjen e negociatave me Shqipërinë dhe MV nuk është mesazhi më i gabuar”.

“Mesazhi më i gabuar është se s’mund të kihet më besim tek BE. Pavarësisht sakrificave mund të tradhëtohesh”, tha Stanishev.

Eurodeputeti bullgar u shpreh se “influenca e BE në këto vend do të reduktohet. Prej vendimit të Macron të tjerë do influencojnë në këtë rajon. S’duhet të jemi peng të vendimeve egoiste nacionale. Këshilli duhet të rishohë vendimin”. /j.p/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.