SOÇI, 22 tetor /ATSH-AFP/ – Presidenti rus, Vladimir Putin priti sot homologun turk, Recep Tayyp Erdogan, me të cili do të diskutojë për situatën në verilindje të Sirisë, ku Ankaraja kërcënon me vazhdimin e ofensivës kundër luftëtarëve kurdë.
“Situata në rajon është shumë e rëndë”, deklaroi Vladimir Putin në fillim të takimit me presidentin turk, Recep Tayyp Erdogan duke kërkuar gjetjen e një zgjidhjeje edhe për çështjet më të vështira.
Pas mbërritjes në Soçi, Erdogan theksoi se shpresonte që këto bisedime të sillnin një mundësi për paqe më solide, ndërkohë që Ankaraja kërkon tërheqjen e luftëtarëve kurdë nga verilindja e Sirisë duke përfshirë këtu zonat nën kontrollin e regjimit sirian mbështetur nga Moska./ /ec/ a.jor.























