TIRANË, 22 tetor /ATSH/ Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker deklaroi sot se është shumë i zhgënjyer nga mosmarrja e vendimit nga Këshilli Europian për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Duke folur në mbledhjen e sotme të Parlamentit Europian ku po diskutohet mbi zhvillimet e mbledhje së Këshillit Europian të 17 dhe 18 tetorit, Junkcer tha se, “ne folëm për zgjerimin. Jam shumë i zhgënjyer nga vendimi ose mosmarrja e vendimit nga Këshilli Europian”.
“Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, që kanë bërë përpjekje të mëdha, kishin të drejtë të prisnin që të fillonin negociatat. Moshapja e negociatave me këto vende është një gabim i rëndë”, u shpreh Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker.
“Është një gabim i madh sepse godet dy vende. Në thelb, është një gabim i madh, sepse nëse Bashkimi Europian jep përshtypjen e bërjes së premtimeve dhe mosmbajtjes së tyre, askush nuk do të na respektojë në mbarë botën”, theksoi ai.
/i.p/ /gj.mima/ /a.g/























