SHBA- Trump: Trupat ushtarake në Siri vetëm për të ruajtur naftën

UASHINGTON, 22 tetor /ATSH-DPA/- Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se nuk ishte i nevojshëm një numër i kufizuar trupash ushtarake në Siri, por ato do të qëndronin për të ruajtur naftën.

“Nuk mendoj se janë të nevojshme, përveçse për të ruajtur naftën. Është një sektor paksa i ndryshëm, por duhet të sigurojmë naftën”, u shpreh ai, gjatë një mbledhjeje të kabinetit, në lidhje me ushtarët amerikanë në Siri.

Duke mbrojtur vendimin e tij për tërheqjen e trupave ushtarake, Trump tha se SHBA nuk kishte rënë kurrë dakord për të mbrojtur kurdët.//ervo/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.