Ballina Flash

FOTO/ Nis mësimi i gjuhës shqipe në Pragë

TIRANË, 21 tetor /ATSH/ – Fëmijët nga të gjitha trojet shqiptare që jetojnë në Çeki, kanë mundësi të mësojnë gjuhën shqipe.

Në mjediset e Ambasadës shqiptare në Pragë u përurua fillimi i kursi i mësimit të gjuhës shqipe për fëmijët nga të gjitha trojet shqiptare.

Ambasadori i Shqipërisë në Republikën Çeke, Ilirian Kuka përshëndeti fëmijët nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, si dhe prindërit e tyre, që morën pjesë në ceremoni dhe nënvizoi rëndësinë e mësimit të gjuhës shqipe, si kontribut parësor në ruajtjen dhe promovimin e kulturës dhe zakoneve tona.

Ambasadori Kuka u shpërndau fëmijëve librat e mësimit të gjuhës shqipe të përgatitur dhe adaptuar për fëmijët e bashkëkombësve nga diaspora.

Ndër nxënësit e parë ishte edhe Eriona nga Tetova e cila i premtoi Ambasadorit që do të mësojë shume mire gjuhen shqipe dhe do te ndjeke në hapat e gjyshit te saj i cili ka qenë mësues i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut.

Ambasada Pragë mirëpret që fëmijë të tjerë nga të gjitha trojet shqiptare t’i bashkëngjiten grupit të formuar.

/gj.mima/ /a.g/

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqipëria vijon përgatitjet për Kampionatin Botëror të Futsallës “Lituani 2020”
Artikulli tjetërTurizmi nuk njeh sezon, kroçera “Ocean Majesty”, sjell në Sarandë 470 francezë dhe belgë