Ballina Bota

BRUKSEL – Mitsotakis: Shtyrja e negociatave diçka jo e mirë për Ballkanin

BRUKSEL, 18 tetor /ATSH/ – Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis deklaroi sot se shtyrja e hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nuk është diçka e mirë as për Ballkanin dhe as për vetë Greqinë.

“Kjo nuk është diçka e mirë as për stabilitetin e përgjithshëm të Ballkanit dhe as për Greqinë. Arma kryesore në duart e Greqisë ka të bëjë me perspektivën evropiane të këtyre vendeve. Sa më të afërta të jenë këto vende me kursin evropian, aq më shumë do t’u jepet mundësia të bëjnë ndryshime”, shtoi ai.

Edhe përpara fillimit të samitit të Brukselit, Mitsotakis kishte shprehur mbështetjen e vendit të tij për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKolonjë/ Përfundon rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare “Mehmet Pepi”
Artikulli tjetërBRUKSEL – Macron, Merkel dhe Johnson takim me Erdogan për ofensivën turke