FORT WORTH, 17 tetor /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump përshëndeti sot një armëpushim në veri të Sirisë duke theksuar se bëhet fjalë për një ditë të madhe për SHBA-në, Turqinë dhe kurdët.
“Ne kemi një armëpushim pesë ditor”, deklaroi Trum.
“Kurdët janë shumë të lumtur për këtë zgjidhje”, shtoi ai duke u shprehur shumë i kënaqur që negociatat u arritën kaq shpejt.
“Turqia do të pezullojë ofensivën e saj në veri të Sirisë për pesë ditë dhe do t’i japë fund pas një tërheqjeje të forcave kurde nga ky sektor gjatë kësaj kohe, njoftoi sot zëvendëspresidenti amerikan”, Mike Pence.
“Ofensiva turke do të ndërpritet plotësisht kur kjo tërheqje të ketë përfunduar gjatë kësaj periudhe pezullimi”, deklaroi Pence për shtypin, në përfundim të më shumë se katër orë bisedimesh me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan./ /ec/























