Ballina Bota

FRANCË – Tensionohet situata mes Parisit dhe Teheranit

PARIS, 16 tetor/ATSH-AFP/- Zyrtarët francezë pohuan sot se nuk ishte një, por dy studiues francezë, të cilët janë arrestuar nga autoritetet iraniane në qershor dhe vazhdojnë të mbahen në burg, pavarësisht protestave të Parisit, që e quan një situatë të papranueshme.

Më 16 korrik, Teherani pranoi se kishte arrestuar antropologen franko-iraniane, Fariba Adelkhah, duke theksuar se dosja e saj po hetohej hollësisht nga gjyqësori, në përputhje me ligjet e vendit.

Megjithatë, gazeta “Le Figaro” njoftoi dje se është ndaluar edhe një tjetër studiues, Roland Marchal, që udhëtonte bashkë me të.

“Shpresojmë që autoritetet iraniane të tregohen transparente në këtë çështje dhe të veprojnë pa vonesë për t’i dhënë fund kësaj situate të papranueshme”, tha në një deklaratë Ministria e Jashtme franceze, duke theksuar mobilizimin e plotë për lirimin e dy studiuesve./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBashkëpunim me autoritetet franceze për të rritur kapacitetet doganore
Artikulli tjetërFRANCË – Macron dhe Merkel tentojnë të tregojnë unitet të BE-së në prag të Brexit