Bashkëpunim me autoritetet franceze për të rritur kapacitetet doganore

Tiranë, 16 Tetor/ATSH/-  Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Arlind Gjokuta, priti në një takim, atasheun doganor francez për Europën Lindore dhe Ballkanin, me seli pranë Ambasadës Franceze në Beograd, Julien Autret.

Gjatë këtij takimi u vlerësua rëndësia e shkëmbimit të asistencës midis dy administratave doganore në ngritjen e kapaciteteve.

Implementimi i projekteve të përbashkëta në të ardhmen kryesisht në fushën e kontrollit dhe luftës kundër pastrimit të parave, isht një tjetër çështje që u diskutuan në këtë takim.

Autret gjatë qëndrimit në Shqipëri vizitoi gjithashtu Qendrën Ndërinstitucionale Operacionale Detare, Komandën e Rojeve Bregdetare, si dhe Degën e Doganës Durrës, ku u njoh me veprimtarinë e këtyre strukturave.

Gjatë kësaj vizite u diskutua mundësia e bashkëveprimit me Rojën Bregdetare Franceze, mision që në Francë i është besuar Autoriteteve Doganore.

/a.gjonajj.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.