Ballina Bota

SHBA – Rifillojnë negociatat General Motors-UAW

NJU JORK, 14 tetor /ATSH-AFP/ – Negociatat mes General Motors (GM) dhe sindikatës së fuqishme UAW rifilluan sot në përpjekje për t’i dhënë fund një greve që ka paralizuar punën e prodhuesit të automobilave në SHBA që prej 16 shtatorit, bënë të ditur burime brenda grupit.

“Ne kemi filluar diskutimet sot në mëngjes”, theksoi Brian Rothenberg, një zëdhënës i UAW (United Auto Workers), gjë që e konfirmoi GM.

“Ne nuk mund të spekulojmë mbi datën kur do të arrijmë në një marrëveshje në parim”, theksoi Daniel Flores, një zëdhënë i prodhuesit të makinave./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShifrat e 2019/ U goditën 22 grupe kriminale me 125 të arrestuar, 72.1 mln euro asete të sekuestruara
Artikulli tjetërKuko: Ashpërsimi i Kodit Penal i vonuar, po përdoreshin të miturit për përfitime politike