NJU JORK, 14 tetor /ATSH-AFP/ – Negociatat mes General Motors (GM) dhe sindikatës së fuqishme UAW rifilluan sot në përpjekje për t’i dhënë fund një greve që ka paralizuar punën e prodhuesit të automobilave në SHBA që prej 16 shtatorit, bënë të ditur burime brenda grupit.
“Ne kemi filluar diskutimet sot në mëngjes”, theksoi Brian Rothenberg, një zëdhënës i UAW (United Auto Workers), gjë që e konfirmoi GM.
“Ne nuk mund të spekulojmë mbi datën kur do të arrijmë në një marrëveshje në parim”, theksoi Daniel Flores, një zëdhënë i prodhuesit të makinave./ /ec/ a.jor.
