Ballina Flash

Talente dhe ide për të ardhmen e Shqipërisë

TIRANË, 10 Tetor /ATSH/ – Qeveria Federale Gjermane mbështet prej shumë vitesh zhvillimin e qëndrueshëm dhe social të ekonomisë, si dhe trajnimin profesional në Shqipëri.

Në kuadër të tetorit gjerman zhvillohet nesër një panair nga ora 12:00 deri 15:00, në zonën Pedonale në rrugën Murat Toptani në Tiranë, ku do të prezantohen stenda të ndryshme.

Ambasada e Gjermanisë në Tiranë bën të ditur se qëllimi është integrimi në tregun europian dhe përmirësimi i të ardhurave dhe mundësive të punësimit.

Në stenda të ndryshme informacioni, Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) prezanton në formën e ekspozitave, talk show dhe videove disa histori suksesi të të rinjve me idetë e tyre të biznesit, gra të suksesshme në Shqipëri, oferta të trajnimeve profesionale të orientuara nga tregu i punës si dhe shembuj të angazhimit qytetar për një mjedis dhe ujë të pijshëm të pastër, lëvizshmëri dhe efiçencë në energji etj.

Në orën 16:30, ambasadori gjerman Peter Zingraf dhe Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, do të përshëndesin me rastin e panairit dhe më pas do vizitojnë stendat.

/gj.mima/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTransformohet “Selvia”, çlirohet busti i heroit “Vojo Kushi” nga ndërtimet pa leje
Artikulli tjetërBelgjika mbështet hapjen e negociatave me Shqipërinë