Ballina Bota

BRUKSEL – Isabel Santos, kandidate për detyrën e raportueses së PE për Shqipërinë

BRUKSEL, 8 tetor /ATSH/ – Eurodeputetja portugeze, Isabel Santos është kandidatja për postin e Raportuesit për Shqipërinë në Parlamentin Europian, njoftoi sot europeanwesternbalkans.com.

Ndërkohë, për Malin e Zi u kandidua Tonino Picula. Të dy janë anëtarë të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve (S&D).

Isabel Santos është anëtare aktive e delegacionit portugez në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së.

Raportuesit e Parlamentit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor janë përgjegjës për hartimin e raporteve vjetore të miratuara nga Komiteti i Punëve të Jashtme të PE, që diskutohen më pas në seancat plenare.

Gjatë mandatit të mëparshëm të PE, raportues për Malin e Zi ishte Charles Tannock nga Britania e Madhe dhe për Shqipërinë ishte Knut Fleckenstein nga Gjermania./ a.jor/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakProgrami Reload/ 35 bletarë dhe 6 të rinj përfitojnë nga projekti në Librazhd
Artikulli tjetërRuçi: Mirënjohje Sllovenisë për lobimin për negociatat