STAMBOLL, 7 tetor /ATSH-AFP/ – Turqia është e vendosur për të pastruar veriun e Sirisë nga terroristët që kërcënojnë sigurinë e saj, deklaroi sot ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushoglu.
Deklarata vjen pas njoftimit nga SHBA-ja që nuk do të kundërshtonte një operacion të Ankarasë ndaj një milicie kurde.
“Që prej fillimit të luftës në Siri, ne kemi mbështetur integritetin territorial të Sirisë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë. Ne jemi të vendosur të mbrojmë sigurinë tonë dhe të pastrojmë këtë rajon nga terroristët”, deklaroi Mevlut Çavushoglu./ /ec/ a.jor.






















