Ballina Flash

MOTO GP – Marquez shpallet kampion bote

STAMBOLL, 7 tetor /ATSH-AA/ – Piloti spanjoll i ekipit Repsol Honda, Marc Marquez është shpallur kampion pasi fitoi garën e 15-të në Grand Prix-in e Tajlandës në Kampionatin Botëror të MotoGP.

Gara e 15-të e sezonit në MotoGP, që është një nga organizimet më të rëndësishme të garave me motoçikleta, u zhvillua në pistën ndërkombëtare ”Chang”, në rajonin Buriram të Tajlandës.

Në xhirot e fundit të garës pati një rivalitet të madh mes Marquez-it dhe pilotit francezit Fabio Quartararo nga Petronas Yamaha. Marquez arriti të kalojë Quartararo-n në xhiron e fundit të garës që e filloi i treti.

Me fitoren e tij në këtë garë Marquez u shpall kampion 4 gara para përfundimit të MotoGP./ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTURQI – Çavushoglu: Të vendosur për të pastruar Sirinë nga terroristët
Artikulli tjetërFOTO/ “Gjiro Air Show”, Klosi: Paketë e plotë për turizmin familjar