Ballina Bota

SOFT NEWS – Kërkoi sufllaqe me… kanabis!

ATHINË, 5 tetor /ATSH-ANA/ – Stafi i burgut grek të Koridhalosit arrestoi nënën e një të burgosuri, e cila gjatë vizitave, i dërgonte të birit drogë, të fshehur në sufllaqe dhe mish të ngrirë.

”Gruaja kishte fshehur sasi të vogla kanabisi, me peshë 47 gramë brenda sufllaqeve dhe një sasi më të madhe, me peshë 201 gram, brenda mishit të ngrirë”, thanë burime policore.

Djali i saj është burgosur për grabitje që nga fillimi i vitit 2019./ /sara/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSondazhi/ 61% e qytetarëve të Tiranës, vlerësim pozitiv për punën e Policisë
Artikulli tjetërFUTBOLL – 450 euro për të parë Inter-Juve?