Ballina Bota

LONDËR – Strategjia e Johnson nxit çoroditje  

LONDËR, 4 tetor /ATSH-AFP/ Sipas dokumenteve gjyqësore, Boris Johnson, i cili premtoi një Brexit më 31 tetor me çdo kusht, pret që të zbatojë një ligj të kohëve të fundit, që e detyron atë të kërkojë shtyrje për mungesë marrëveshjeje, gjë që ka nxitur çoroditje mbi strategjinë e Londrës, ndërsa po afrohet afati.

Qeveria britanike dhe europianët janë angazhuar në një betejë kundër kohës, për të parandaluar një Brexit pa marrëveshje dhe, ka mundësi, me pasoja katastrofike, në më pak se katër javë.

“Marrëveshje e re ose asnjë marrëveshje, por jo shtyrje,” këmbënguli udhëheqësi konservator në llogarinë e tij në Twitter.

Ai nuk shpjegon se si synon ta mbajë këtë premtim pa shkelur ligjin, prandaj u akuzua se tjetër thotë në publik, e tjetër thotë në gjykatë./ /ervo/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPishinë olimpike e parkim nëntokësor/ Leli: “Lungomare 2”, ndryshim rrënjësor i faqes turistike të Vlorës
Artikulli tjetër​Policia e Kosovës me plan operacional për zgjedhjet e jashtëzakonshme