Ballina Bota

FRANCË – Parisi: Kundërmasa ndaj tarifave amerikane

PARIS, 3 tetor /ATSH-AFP/ – Franca parashikon kundërmasa ndaj SHBA-së, në një linjë me BE-në, nëse Uashingtoni aplikon tarifa kundër produkteve europiane, të njoftuara dje, konfirmoi sot zëdhënësja e qeverisë franceze.

“Ne e kemi thënë gjithmonë para OBT-së se mendojmë më mirë të gjejmë zgjidhje miqësore sesa të angazhohemi në konflikte tregtare”, shtoi Sibeth Ndiaye pas njoftimit nga SHBA-ja për të drejtat doganore ndëshkuese për këto prodhime.

“Ndjej keqardhje që jemi angazhuar në këtë luftë tregtare me SHBA-në sepse, kur bëhet fjalë për luftë ka pak mundësi për të parë rritje ekonomike kolektive”, shtoi ajo duke nënvizuar se një situatë e tillë nuk i vjen në ndihmë askujt.

Tarifimet amerikane godasin prodhimet simbol të Italisë dhe Francës.

Autoritetet amerikane vendosën rritjen prej 25% për djathërat italiane ”pekorino”, ”parmixhano rexhano”, ”provolone” si edhe për proshutën, por duke kursyer vajin e ullirit dhe verërat.

Autoritetet rritën tarifat edhe për uiskin skocez, verërat franceze dhe ”ementalin” zviceran.

Ato do të hyjnë në fuqi më 18 tetor./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPAKISTAN – Talebanët kërkojnë dhënien fund të luftës në Afganistan
Artikulli tjetërAngazhim i Diasporës për nxitje të investimeve italiane në Shqipëri