Ballina Flash

Bashkia Gramsh, brenda vitit gati plani vendor për menaxhimin e mbetjeve

TIRANË, 1 tetor/ATSH/- Në ambientet e bashkisë Gramsh, u zhvillua sot takimi i radhës për hartimin e Planit Vendor për Menaxhimin e Mbetjeve në kuadër të projektit “Bashkitë e Forta”.

Në takim ishte edhe kryetari i bashkisë Gramsh, Klodian Taçe, i cili shprehu problematikat aktuale lidhur me mjedisin dhe mbetjet, si dhe renditi objektivat dhe planet e bashkisë në fushën e menaxhimit të mbetjeve.

Gjatë takimit u diskutuan sfidat e bashkisë Gramsh në këtë fushë dhe u dhanë disa sugjerime nga ekspertë të fushës.

Grupi i punës për hartimin e planit vendor për menaxhimin e mbetjeve po punon dhe shpresojmë ta finalizojmë planin brenda këtij viti. /k.s/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBashkia Klos, pjesë e projektit të Këshillit të Europës
Artikulli tjetërFOTO/ 54 anije tregtare u përpunuan vetëm në shtator në portin e Durrësit