ATHINË, 26 shtator /ATSH-ANA/- Qeveria greke deklaroi optimizëm të përmbajtur pas takimit mes presidentit turk Recep Tajip Erdogan dhe kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, të zhvilluar në Nju Jork.
“Atmosfera ishte pozitive dhe mbase më e mirë se sa pritej”, vunë në dukje burimet duke shtuar se qeveria greke pret rezultate në lidhje me qëndrimin e Turqisë ndaj Qipros duke nënkuptuar shkeljet e saj në Zonën Ekskluzive Ekonomike të Qipros (EEZ).
Pala greke pret që provokimet në det dhe në EEZ të Qipros të zvogëlohen.
Qeveria greke dëshiron përparime edhe në çështjen e refugjatëve, ku dy udhëheqësit diskutuan rritjen e fundit të flukseve të migracionit, të cilat kanë arritur në 600-700 njerëz në ditë./ /os/ a.jor.























