Ballina Flash

Asnjë kontradiktë midis zgjerimit dhe thellimit të Bashkimit Europian

TIRANË, 25 shtator / ATSH/ – Konferenca me temë “Zgjerimi kundrejt thellimit. Një dilemë për Bashkimin Europian dhe Ballkanin Perëndimor?” është organizuar sot nga delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ku të përfshirë ishin edhe shumë të rinj shqiptarë.

Zëvendësshefja e Delegacionit të BE-sē në Shqipëri Monika Bylaite, tha se sot, pothuajse tre të katërtat e europianëve që jetojnë në Bashkimin Europian mendojnë se janë “qytetarë të Bashkimit Europian”.

“Kjo është shifra më e lartë e matur ndonjëherë, pavarësisht faktit se BE-ja është më e gjerë se kurrë. Tetë nga dhjetë europianë besojnë sot se ajo çka i bashkon qytetarët e BE-së është më e rëndësishme se ajo çka i ndan ata. Me pak fjalë, gjatë dekadave të kaluara nuk ka pasur asnjë kontradiktë midis zgjerimit dhe thellimit të Bashkimit Europian. Të dy kanë përparuar paralelisht”, theksoi ajo.

Konferenca u soll në Shqipëri në bashkëpunim të ngushtë me Qendrën Austro-Franceze për Afrimin në Europë, Fondacionin “Friedrich Ebert” dhe EU Policy Hub. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShengeni rajonal, së shpejti takim mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut
Artikulli tjetërDrejtoria e Transportit/ Informatizimi digjital, më shumë lehtësi për qytetarin