Ballina Bota

AUSTRI – Kurz në avantazh elektoral

VJENË, 23 shtator /ATSH-ANSA/ – Altkanzler (kancelar i moshuar ose thjesht ish-kancelar), është një përkufizim që Sebastian Kurzit me siguri nuk i pëlqen.

Vetëm në moshën 33 vjeç, drejtuesi i populistëve austriakë OEVP nuk dëshiron të largohet nga politika dhe së shpejti synon të kthehet të udhëheqë qeverinë, pas skandalit të Ibizas që pranverën e kaluar ”përmbyti” partnerin e tij të koalicionit FPOE dhe çoi në një mocion mosbesimi në parlament të gjithë ekzekutivin.

Kaiser Sebastian mund të flejë i qetë përpara zgjedhjeve politike të së dielës së ardhshme, pasi sondazhet i japin atij një avantazh të qartë./  /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – Bundesbank: Nuk po shkojmë drejt recesionit
Artikulli tjetërSHBA – AKK në Pentagon për stabilizimin e marrëdhënieve