Ballina Bota

SHBA – AKK në Pentagon për stabilizimin e marrëdhënieve

UASHINGTON, 23 shtator /ATSH-DPA/- Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer (AKK) zhvilloi një takim me homologun e saj amerikan Mark Esper në një përpjekje për të stabilizuar marrëdhëniet midis dy vendeve përmes një bashkëpunimi më të madh ushtarak.

Kramp-Karrenbauer dhe Esper u takuan në Pentagon gjatë udhëtimit të parë të ministres së Mbrojtjes në SHBA që prej marrjes së detyrës.

Çështjet kryesore që u diskutuan ishin përfshirja e Gjermanisë në një koalicion ndërkombëtar ndaj luftës kundrejt milicisë së Shtetit Islamik në Irak si dhe rritja e tensioneve midis Iranit dhe Arabisë Saudite.

Në takim u diskutua gjithashtu vendimi i SHBA për të ndërprerë bisedimet e paqes me talebanët në Afganistan, ku Gjermania ka ushtarë të vendosur si pjesë e një misioni trajnimi të NATO-s.   /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAUSTRI – Kurz në avantazh elektoral
Artikulli tjetërInspektime në Njësinë 1, Gjebrea: Nuk kishte shumë dëme në shtëpitë e qytetareve