Ballina Flash

FOTOGALERI/ Shqipëria solidare

TIRANË, 22 shtator/ATSH/ Të gjitha strukturat e shtetit janë në gatishmëri të plotë në ndihmë të banorëve të prekur nga tërmeti i rënë ditën e djeshme në Durrës dhe Tiranë.

Deputeti i Partisë Socialiste, Niko Peleshi, i shoqëruar nga kryetari i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo kaluan disa orë pranë familjeve të Edmondit, Luanit dhe Sanijes si edhe në shkollën 9-vjeçare “Njazi Mastori”, në njësinë administrative Sukth, Durrës, të prekura nga tërmeti i ditës së djeshme.

Ekipet e bashkisë Durrës do të kryejnë vlerësimin e dëmeve dhe qeveria ka garantuar fondet e nevojshme për rikuperimin 100% të tyre.

Shkolla, pavarësisht disa dëmtimeve sipërfaqësore, do të jetë gati nesër për të vijuar normalisht procesin mësimor. Më e keqja kaloi, tani ka nevojë për solidaritet dhe veprim energjik./k.s/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Krujë, bashkia bonus qiraje për familjet e dëmtuara nga tërmeti
Artikulli tjetërStrukturat e Ministrisë së Drejtësisë të angazhuara maksimalisht për çdo situatë pas tërmetit