TIRANË, 22 shtator/ATSH/- Qyteti bregdetar i Durrësit ishte sot në qendër të një aksioni pastrimi në kuadër të “Ditës Botërore të Pastrimit”.
Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Valbona Sako, tha se “Dita Botërore e Pastrimit është një mundësi shumë e mirë sensibilizimi jo vetëm që të mbajmë pastër, por dhe ta duam qytetin tonë”.
Sako falënderoi të gjithë ata qytetarë që u bënë pjesë e nismës së bshkisë për një Durrës më të pastër.
Aksioni u përqendrua në rrugë dhe lagjet e qytetit, si dhe në zonat bregdetare. Mbeturinat e grumbulluara në fund të aksionit janë larguar për në vendin e depozitimit të mbetjeve urbane./k.s/j.p/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.























