Ballina Flash

Bashkia Gramsh po verifikon për problematikat në çdo zonë pas tërmetit

TIRANË, 21 shtator /ATSH/ Bashkia Gramsh njofton se pas tërmetit të fortë prej 5.8 ballë Rihter me epiqendër në Durrës, i cili u ndje edhe në bashkinë e Gramshit, stafi i emergjencave civile të bashkisë Gramsh dhe njësive administrative po verifikon për problematikat në çdo zonë.

BAshkia njofton qytetarët se deri tani nuk janë raportuar dëme por duhet të qëndrojnë në kontakt me çdo të afërm dhe për çdo rast emergjence të telefonojnë në:

112,

129 – Policia e Shtetit,

128 – Zjarrfikësja, 

127 – Urgjenca.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTërmeti/ Prefekti i qarkut Durrës, Nasto: Nuk ka njerëz të lënduar, jemi në terren
Artikulli tjetërGREQI – Tërmeti në Durrës lëkund edhe Korfuzin