TIRANË, 21 shtator /ATSH/ Bashkia Gramsh njofton se pas tërmetit të fortë prej 5.8 ballë Rihter me epiqendër në Durrës, i cili u ndje edhe në bashkinë e Gramshit, stafi i emergjencave civile të bashkisë Gramsh dhe njësive administrative po verifikon për problematikat në çdo zonë.
BAshkia njofton qytetarët se deri tani nuk janë raportuar dëme por duhet të qëndrojnë në kontakt me çdo të afërm dhe për çdo rast emergjence të telefonojnë në:
112,
129 – Policia e Shtetit,
128 – Zjarrfikësja,
127 – Urgjenca.
