TIRANË, 17 shtator/ATSH/ Markata e parë moderne e peshkut në Shëngjin është drejt përfundimit.
Kryeministri Edi Rama shprehet se investimet e qeverisë shqiptare në mbështetje të një sektori, në katër vitet e fundit është rritur më shumë se në disa dekada të marra së bashku.
Sipas Ramës, forma elektronike e ankandit të peshkut, publikohet për herë të parë në Shqipëri.
“Investim i qeverisë shqiptare në mbështetje të një sektori, që në katër vitet e fundit është rritur më shumë se në disa dekada të marra së bashku. Aplikohet për herë të parë në Shqipëri edhe forma elektronike e ankandit të peshkut. Liberalizohet tregu, rritet cilësia, ulen kostot e stabilimenteve. Së shpejti markata e Vlorës, më Durrësi e Saranda dhe brenda vitit 2020, Shqipëria pajiset me një infrastrukturë grumbullimi e shpërndarjeje të peshkut, me standardet optimale të zonës së Mesdheut”, -thotë Rama.
z.tosku/ /a.g/























